Nisma Thurje dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u pajisur me formularin për mbledhjen e firmave për referendum. Kjo nismë e partive të vogla synon të mbledhë 50 mijë firma për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, që sipas tyre favorizon vetëm dy partitë e mëdha dhe nuk lejon përfaqësimin e forcave të vogla politike, e aq më tepër ndryshim të qeverisë.

“Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë.

Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë.”, tha ai.

Artikulli paraprak‘SHQIPËRIA NË BOOM TURISTIK’, RAMA PUBLIKON SHKRIMIN DEDIKUAR BUKURIVE TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërMITROVICA E VERIUT MERR VENDIM T’I BASHKOHET ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS