Tashme për te gjithë ata qe duan te pajisen me leje drejtimi, nga dje kane ndryshuar procedurat.
Përgjegjësi I lejeve te drejtimit pranë Drejtorisë se Transportit Rrugor Shkodër Fiqiret Kovaci ka bere te ditur te gjitha këto ndryshime te miratuara tashme ne kodin rrugore. Megjithate Kovaci thotë se akoma nuk ka kartona te rinj dhe se asgjë nuk është bere gati ne lidhje me infrastrukturën. Ndërsa për sa I përket patentave aktuale Kovaci thotë se rinovimi I tyre do te behet ne mënyre graduale. Zotëruesit e lejeve të drejtimit për automjete dhe motomjete duhet të pajisen me kartonë të rinj patente, duke nisur nga fillimi i vitit 2016. Ky ndryshim, vjen si pasojë e një prej kushteve të Brukselit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.