Lajm jo i mirë ky për drejtuesit e automjeteve. Tani atyre do t’ju duhet që të bëjnë dy herë në vit kontrollin fizik të automjetit.
Ky urdhër që është firmosur nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, përfshin autobusët, furgonët dhe taksitë. Gjithashtu në këtë vendim thuhet se këto mjete duhet të plotësojnë kushtet që lidhen me sigurinë dhe komoditetin e udhëtarëve e njëkohësisht edhe me pastërtinë. Sipas urdhrit të ri, autobusët, përveç derës së parë, duhet që të ketë edhe një derë të dytë emergjence që të jetë funksionale. Po kështu, pamja e jashtme e autobusit nuk duhet të ketë deformime dhe mos të ketë mbishkrime, përveç emrit të subjektit transportues. Afati kohor i kryerjes së kontrollit teknik periodik të detyrueshëm është 6 muaj pas kryerjes së kolaudimit që është i detyrueshëm për të gjitha automjetet.