Kjo e marte nisi me levizje në Policinë e Lezhës, levizje të cilat kane prekur të 3 komisariatet e policisë së këtij qarku. Keshtu në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, i cili më parë drejtonte komisariatin e Mirditës, duke zevendesuar në këtë post Artur Heben. Ndërkohë, në Mirditë shef komisariati do të jetë Paulin Çupi, që mbante postin e Shefit Sektorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë. Lëvizje ka patur edhe në Komisariatin e Kurbinit, ku është larguar Përparim Allmuça dhe në vend të tij është emeruar Dritan Meta.
Këto janë ndryshimet e katërta që bëhen në vetëm 6 muaj në detyrë të kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kryepolici, ndryshimet e para i bëri në 16 dhjetor, 100 ditë pas marrjes së emërimit, duke ndryshur jo pak por 25 vende, pjesa më e madhe në nivel drejtuesish qarqesh, me pretendimin e dhënies së një tjetër frymëmarrje bluve.
Por, Rrumbullaku nuk u mjaftua me ndryshimet e para, teksa në 23 janar u firmosën ndryshime në nivel komisariatesh. Ato pak drejtori vendore që ngelën të paprekura në fillim kryepolici vendosi t’i ndryshojë në datën 7 mars, ndërsa e vetmja qe nuk pati ndryshime ishte Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës e cila vijon të drejtohet nga Vehbi Bushati i cili e mban këtë post prej rreth 1 viti.