Prej të dielën pasdite pritet ndryshim i konsiderueshëm i motit me vranësira të rritura, shi lokal dhe erë mesatare deri në të përforcuar perëndimore mbi 60 kilometra në orë e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë ulje të dukshme të temperaturave, keshtu raporton institui metereologjik shqiptar .

Moti i ftohtë do të jetë më i pranishëm në pjesët veriore të vendit, ndërsa në rajonet tjera do të ndjehet nga dita e hënë, kur moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha të diellit. Temperatura e ditës do të jetë më e ulët për rreth gjashtë deri në shtatë gradë në krahasim me atë sotme dhe do të lëviz prej 24 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa temperatura të ngjashme priten edhe gjatë tërë javës.Ne kete menyre duket se zyrtarisht nisi vjeshta, dhe temperaturat do te nisin uljen, duke hyre zyrtarisht ne stinen e vjeshtes, pse jo dhe te shirave ku kjo vjeshte pritet qe te jete me reshje te shumta. Megjithate, te gjithe duhet te paketojme rrobat e veres dhe ti kthehemi garderobes se vjeshtes e cila duket se sapo ka trokitur

Artikulli paraprakZBARDHET KËRKESA E PROKURORISË, PRENGA PERSON I RREZIKSHËM
Artikulli tjetërPRAG SHKOLLAT, NJË FAMILJE I KUSHTON 19 000 LEK VITI I RI