Prej dy ditësh zyra e “Aleat” është rikthyer në mjediset e bashkisë Shkodër pasi prej disa muajsh kjo zyrë ndodhej në godinën e qendrës së Informimit për Shërbimet Publike ADISA.
Ky transferim i zyrave të “Aleat” ka sjell rradhë të gjata që në orët e para të mengjësit pasi qytetarët nuk ishin të informuar në lidhje me këtë ndryshim. Sipas qytetarëve do ishte më mirë që zyrat e “Aleat” të qëndronin tek ADISA.
Në muajt e verës në zyrat e Aleat në Shkodër krijohen radhë të gjata pasi numri i aplikuesve për pasaporta dhe karta identiteti është më i lartë, kjo për shkak edhe të kthimit të emigrantëve.