Ne nje mbledhje ende te pa prezantuar per publikun, ku ishte i pranishem edhe Drejtuesi Politik i Qarkut Ulsi Manja, kryesia e Partise Socialiste ne Lezhe ka mesuar edhe kryetarin e ri te saj. Ne kete detyre qe prej kesaj te hene eshte komanduar N/Kryetari aktual i Bashkise Lezhe, Ermal Pacaj. Ai do te pasoje ne kete detyre Flori Gjinin, i cili kishte dhene doreheqjen nga ky post, disa dite pas zgjedhjeve vendore te 14-majit.
Keto ndryshime pritet te vijojne dhe kjo jo vetem brenda strukturave te PS, por edhe ne Drejtorite Rajonale dhe ne administraten e Bashkise Lezhe. Pritet te kete reformime ne te gjitha nivelet drejtuese duke perfshire edhe nenkryetaret e bashkise. Keto ndryshime kane ne objektivin e tyre zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2025, ku per here te pare pritet te shohim levizje edhe te drejtuesve qe duket se jane bere te paprekshem ne postet e tyre.
Objektivat e Partisë Socialiste ne Lezhe jane qe te thellojne rezultatin e arritur ne zgjedhjet vendore te 14-majit, ku Pjerin Ndreu arriti te fitoje bashkine me rreth 2 mije vota me shume se rivali i tij opozitar Pashk Gjoni.