Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e sigurisë të dhënë më parë nga Gjykata e Apelit në Shkodër për kryetarin e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, mbi akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Gjykata ka vendosur që masa e mëparshme “Arrest me burg” të zevendësohet me masën “Detyrim paraqitje”. Çdo të marrtë kreu i bashkisë Lezhë është i detyruar të paraqitet për të firmosur në organet kompetente përkatëse.
Fran Frrokat i është ndaluar largimi nga territoret e shtetit shqiptar.
Fran Frrokaj, kryebashkiaku i Lezhës së bashku me 12 zyrtarë të tjerë u vunë në pranga akuzohen se kanë abuzuar me detyrën dhe kanë trejtërsuar dhe përvetësuar tokë shtetërore në zonën e quajtur “Raba e Hedhun” në Shëngjin.