Edhe në Shqipëri ora këtë të dielën ka lëvizur 60 minuta para, një ndryshim ky që ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Llogaritja verore e kohës fillon të dielën në mëngjes më 31 mars, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Kjo do te thotë se do te flini një ore me pak por do te keni një ore me shume me drite. Si rregull spostimi i akrepave behet ne orën 2 te mëngjesit dhe ne këtë rast ora shkon 3. E Cila bën që dielli të lind me herët dhe perëndoj më vonë. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar ne gjithë Evropën. Orët e shteteve evropiane ndërrohen në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit.

Artikulli paraprakFUNDJAVA NË SHKODËR, KAOS NGA PARKIMET E GABUARA
Artikulli tjetërSTUDIUESJA LEONORA LAÇI SJELL DY LIBRA TË RINJ