Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar ditën e sotme përmes një komunikate zyrtare se ka ndryshuar orari që ishte planifikuar për përballjen e Teutës me Vllazninë.

Fillimisht ishte planifikuar që ky takim të zhvillohej ditën e diel, me datë 7 shkurt në orën 17:00. Ndërsa sipas njoftimit të sotëm zyrtar të FSHF-së ky orar ka ndryshuar. Ndeshja do të luhet në po të njëjtën datë pra të dielën e 7 shkurtit, por në orën 16:00, pra 60 minuta para orarit që ishte planifikuar dhe bërë i ditur.

 

Star Plus Tv

Artikulli paraprakMINISTRIA E FINANCAVE: PAGESAT NGA THESARI, PËR 10 DITË MANUALISHT
Artikulli tjetërPAKETA FISKALE DHE QEVERISJA VENDORE NE 2016-en