Bie lindshmëria – Shifrat tronditëse: Në 10 vjet 50% nxënës më pak në klasë të parë
Plakja e popullsisë është një valë shqetësimi globale që në dhjetëvjeçarin e fundit ka prekur edhe vendin tonë. Për të provuar këtë, shifra tronditëse vijnë nga sistemi arsimor në vend. Sot në bankat e shkollës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës afro 50% më pak nxënës se dhjetë vjet më parë. Statistika konfrimohet nga Ministria e Arsimit, ndërsa INSTAT rendit si arsye të plakjes së popullsisë uljen e lindshmërisë dhe emigrimit. Popullësia në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta dhe lindshmëria po ulet në mënyrë drastike. Instituti i Statistikave raporton se në harkun kohor të 10 viteve, ka patur 6000 lindje më pak. Nëse në vitin 2005 në vendin tonë lindshmëria ishte afro 39 mijë dhe në 2015 ky numër u ul ndjeshëm në afro 33 mije lindje. Nëse i referohemi të dhënave të autoriteteve të arsimit për nxënësit që hynë në klasën e pare, rezulton se numri i tyre është përgjysmuar krahasuar me 10 vjet më parë. Në vjeshtën e vitit 2006, në bankat e shkollës u ulën në banka 60.000 fëmijë të klasave të para, ndërsa në vitin 2016 Ministria e Arsimit në të dhënat paraprake tha se ky numër është 27.000 fëmijë. Por cilat janë shkaqet që kanë çuar drejt këtyre statistikave shqetësuese? Ekspertët e INSTAT në raportet e tyre evidentojnë se shkaqet kyresore të tkurrjes së popullsisë janë: -Emigrimi -Planfikimi familjar -Martesat e vona Nëse përpara 10 viteve, mosha mesatare e pupullsisë ishte 31.8 vjeç, aktualisht kjo statistikë është rritur në 37.2 vjeç.