Në 120 mijë prostituta në Itali, 10% shqiptare. Kinezet ashpërsojnë konkurencën me porno-masazhet

Në Itali vlerësohet se ka 75 mijë deri në 120 mijë prostituta që xhirojnë deri në 90 milionë euro në muaj. Ja çfarë dihet mbi tregtinë e seksit, prostitucionin në Itali sipas statistikave, shkruajnë sot mediat italiane. Në Itali, si në shumicën e vendeve perëndimore, prostitucioni nuk është i ndaluar, por janë të ndaluara elementët anësorë që e favorizojnë, si rekrutimi, shfrytëzimi, menaxhimi i shtëpive publike, prostitucioni i fëmijëve etj. Është vlerësuar se ndërmjet 75 mijë deri 120 mijë prostitutave në Itali, 65% prostituojnë në rrugë. 37% e tyre janë minorene edhe pse vajzat kanë tendencën të deklarojnë një moshë më të madhe. Klientët e tyre janë rreth 9 milionë, sipas Shoqatës “Giovanni XXIII”, themeluar nga Don Oreste Benzi, një prift që është rreshtuar në vijën e parë të luftës kundër shfrytëzimit të prostitucionit. Në Itali, prostitucioni është i lidhur ngushtë me trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo nuk është një zgjedhje me vullnet të lirë të femrave, por një shfrytëzim i vërtetë. Më shumë se gjysma e prostitutave në Itali janë të huaja, janë skllave seksuale, sjellë në Itali kundër vullnetit të tyre dhe të punësuara në tregtinë e seksit nga mashtrimi, nganjëherë me premtimin e një pune ose të një marrëdhënieje romantike, transmeton Syri.net. Shtetësia e prostitutave të huaja Nga numri total i prostitutave në Itali, 55% janë vajza të huaja, kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, si Rumania, Shqipëria, Bullgaria, Ukraina si dhe nga Afrika. Ekziston një rritje shumë e fortë e numrit të prostitutave kineze, që kanë zgjedhur ta ushtrojnë pjesën mbizotëruese të aktiviteteteve të tyre në ambiente të mbyllura, si shtëpi, sallone masazhi etj. Nga Nigeria vijnë 36% e viktimave të të trafikimit, nga Rumania 22% dhe nga Shqipëria, 10.5%. Xhiroja 90 milionë euro në muaj! Kjo është shumë e të ardhurave në lidhje me prostitucionin në Itali, sipas Institutit të Statistikave. Dhjetë vjet më parë, sipas një raporti të qendrës studimore Codacons, prostitucioni në Itali llogaritej se qarkullonte 2,86 miliardë euro. Në vitin 2007 ishin aktive në treg thuajse 70 mijë prostituta, që trajtonin 2 milionë e gjysëm klientë. Shtatë vjet më vonë, në vitin 2014, viti i fundit që disponohen të dhëna, qarkullimi është vlerësuar 3,6 miliardë euro në vit me rreth 90 mijë prostituta dhe me një numër klientësh nga 3 deri në 9 milionë. Në periudhën 2007-2014, xhiroja e prostitucionit u rrit me 25.8%. Klientët Lloji I klienttëve që përdorin prostitutat është i ndryshëm, nga ata që përdorin prostitutat e rrugës ato në internet, por klientela është shumë e gjërë dhe varet nga niveli ekonomik, shtresa sociale dhe situate familjare. Në rastin e prostitutave të rrugës, konsumatori në përgjithësi ka një moshë mesatare ndërmjet 35 dhe 50 vjeç, një nivel arsimor të ulët apo shumë të ulët, të martuar ose me një partner të rregullt, me një ose më shumë fëmijë. Në raste të tjera mosha zbret nga 25-35 vjeç, beqarë, pa fëmijë dhe më një nivel arsimor më të lartë. Shpenzimet mesatare të klientëve të rregullt shkojnë në 100 euro në muaj. Kostot janë të ndryshme sipas shërbimeve: për një eskortë mund të paguash deri 500 euro për disa orë dhe shërbimi përfshin edhe rolin e shoqërueses. Për një javë ose një fundjavë me një prostitutë ‘luksi” mund të arrijë në 6 mijë euro e më shumë. Për një marrëdhënie normale që e kryen në rrugë mund të paguhen 30 euro, sidomos me prostitutat e huaja. “Ato që janë me ngjyrë marrin 20-25 euro zakonisht, rumunet 20-50 euro në varësi të rastit. Në shtëpi shkon 100 apo dhe 300-500 euro në mbrëmje

Artikulli paraprakDO TË DJEG BURGUN PO S’MË LATË NË VARRIMIN E DJALIT
Artikulli tjetërRRËSHQET NGA AKULLI NË OBORRIN E BANESËS, HUMB JETËN 80 VJEÇARI