69 sulme kibernetike janë regjistruar në 2 vitet e fundit në Shqipëri, prej të cilave 20 sulme I përkasin vitit 2024. Floreta Faber, zv drejtore e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike gjatë një trajnimi të zhvilluar në Shkodër me punonjësit e administratës publike tha se vitet e fundit ka patur një rritje eksponenciale të sulmeve kibernetike në vendin tonë.

I pranishëm në këtë trajnim, eksperti ndërkombëtar Besnik Limaj deklaroi se 70% e sulmeve kibernetike vijnë nga pakujdesia individuale e punonjëse, ndaj Shqipëria duhet të forcojë ekipet mbrojtëse të sigurisë kibernetike.

Trajnimi “Higjiena kibernetike, inteligjenca me burim të hapur dhe inxhinieria sociale” kishte për qëllim njohjen me parimet bazë të sigurisë kibernetike dhe mënyrat e përdorimit të sigurtë të internetit nga punonjësit e administratës publike në bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakURA E NGUSHTË, SHQETËSIM PËR BANORËT
Artikulli tjetërANGELO MASSAFRA 50 VITE SI MESHTAR