Nuk i kam dashtë kuj të keqen. Jam mundue me bà mirë.

Me këto fjalë të thëna para trupit gjykues Arqipeshkvi i Durrësit e nisi kalvarin e tij. Në moshën 64 vjeçare, me 19 mars 1949, Monsinjor Prennushi ndërroj jetë , në këtë mënyrë u vërtetua edhe “profecia” e bërë nga Teresa Neumann, në ditën kur i frati i ri i Shqipërisë Vinçenci e kishte takuar në Konnersreuth të Bavarisë. Ajo i pati thënë: do të kesh një aksident rrugorë, do të bëhesh ipeshkëv dhe pas 13 vitesh si ipeshkëv do të vdesësh si martir i fesë. Në fakt e para profeci u vërtetua kur u rrëzua nga kali gjate një udhëtimi të vështirë e dyta profeci u vërtetua më shugurimin ipeshkvor në 1936. Data 19 për Prelatin e Kishës Katolike ne Shqipëri, Monsinjor Vinçenc Prennushi ka një kuptim plot mister dhe profetik. Është një datë që “vulos” momente të rëndësishme të jetës së  këtij vigani që nuk e lejoi kurrë shkëputjen e Kishës në Shqipëri nga Roma. Këtë rëndësi të kësaj date e shpjegon më së miri nipi i Arqipeshkvit të Durrësit Mikel Prennushi i cili e pati publikuar në  Osservatore Romano, me 18 mars të 1994, ku thotë: 19 marsi, dita kurë u ngrit për herë të parë flamuri në kalanë e Shkodrës dhe qyteti u bashkua përgjithmonë më Shqipërinë e pavarur, ai ishte vetëm 29 vjeç dhe u zgjodh për të mbajt fjalim në tubimin më të madh që kishte jetuar deri në atë çast.[…] Dekreti i Atit të Shenjtë për emërimin e ipeshkvit, për At’ Vinçencin ishte i 27 janarit 1936, por shugurimi i tij ipeshkvor u celebrua me 19 mars të 1936 në Shkodër […] me 19 mars 1949, pas 13 vjetësh në misionin ipeshkvor, ndërroj jetë. Monsinjor Vinçenci ishte dhe do të mbetët një ndër barinjtë më të spikatur në udhëheqjen e popullit të Zotit, ai kurrë nuk i mungoi popullit që i qe besuar në asnjë vështirësi që historia ju vuri përpara. Gjithmonë u gjend i vullnetshëm për të ngushëlluar e forcuar çdokënd që takonte, deri në frymën e fundit të tij dëshmoj dashurin e Krishtit të cilit ja pati dhuruar jetën e vet. Është figura e një personaliteti të madh por që me përvujtëri preferon të mos dalë kurrë në qendër të vëmendjes, pak i përmendur edhe sot e kësaj dite ndër bashkëvëllezër të tij, herë për harrës e herë për injorance mosnjohje të këtij personi që shumë mundët të mësojë me jetën dhe aftesitë që kishte, se si duhet udhëhequr e ungjillëzuar populli i Zotit në Shqipëri.

Artikulli paraprakMEDINA ÇELEPIJA, SJELL EKSPOZITËN E SAJ PERSONALE NË SHKODËR
Artikulli tjetërNIS KAMPIONATI I FORMULA 1, NË AUSTRALI DOMINON SËRISH MERCEDES