Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se për shkak të politikave të kësaj qeverie, 30% e qytetarëve kanë braktisur vendin në tetë vite.

Duke folur në Kuvend, Berisha tha se shtresa e mesme është jetike për shoqërinë për shkak të shërbimeve që i ofron qytetarëve.

“Sot ju kaloni në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkueshme për shpopullim në konventën e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si akt gjenocidi. Në 8 vite keni përzënë 30% të shqiptarëve.

Tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme, po e shkatërroni këtë shtresë, ekzistenca e së cilës është jetike jo vetëm për sistemin, por edhe për shërbimet që i ofrohen shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

Artikulli paraprakRAMA PREMTOI RRITJE PAGASH, CELIBASHI: KODI ZGJEDHOR KA NDALIME VETËM PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME
Artikulli tjetërNË KRATERIN E DROGËS, JA BIMËT E KANABISIT