Rruga Shkodër-Hani i Hotit vazhdon që të përgjaket nga viktimat e shkaktuara si pasojë e aksidenteve rrugore
Akisidenti më i fundit u regjistrua mesditen e së Mërkurës në lagjen “Dobrac” në afërsi të 5 Heronjve. Viktimat Esmerila Bajrakurtaj 18 vjece që ishte shtatzënë bashkë me vjehrrën e saj Hasije Bajrakurtaj përfunduan në gomat e makinës e cila i përplasi për vdekje.
Vjehrra vdiq në vend ndërsa nusja e djalit nuk arriti edhe ajo ti mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë pas disa orësh në spital. Banorët e lagjes Dobrac
tregojnë se kjo rrugë është tepër e frikshme dhe sipas tyre shoferët duhet të ndërgjegjësohen më tepër pasi ecin me shpejtëisë të lartë. Ndërkohë nuk përjashtojnë as rastet kur janë vetë qytetarët që ecin në mënyrë të crregullt duke mos respektuar sinjalistikën
Aksi Shkodër-Hani i Hoti , Ura e Bardhajve-Postribë dhe Shkodër-Lezhë renditen më rruget më të frikshme në qarkun e Shkodrës në lidhje me aksidentet.