Issa Zaroui, producenti ekzekutiv i filmit hollivudian “Lazarat Burning” ka rrëfyer motivet që e kanë nxitur të realizojë këtë film për çështjen e shumëpërfolur të marijuanës që u mboll në Lazarat. Ndërsa në Amsterdam Zaroui ka parë që të shitej legalisht marijuana bio e “markës” Lazarat, vete Lazarati dhe Shqipëria në atë kohë digjej nga problemet e pasojat e kultivimit te saj ilegal.

Vetëm ky motiv, ky kontrast që ka vënë re Zaroui të bën të shpresosh se në vjeshtën e vitit 2017 producentët e aktorët e “Mercury Films”, ku drejtor është një nga emrat më të njohur të Hollivudit, Uilliam Kaufmann, do të sjellin një film me vlera. Në këtë film personazhi kryesor është një shqiptar që quhet Bujar dhe ky do të luhet nga aktori i famshëm hollivudian Gabriel Garko. Filmi në thelb nuk është vetëm për Lazaratin, por bëhet fjalë për një djalë të vogël shqiptar që mbeti pa prindër në një moshë të parakohshme, i ati ju qëllua dhe nëna i vdiq në fushat ku mbillej hashashi. Dhe ky djalë u kthye ne një komandant që luftonte trafiqet e drogës. Në njësinë e tij kishte edhe katër njerëz të tjerë, secili prej tyre është një karakter më vete, i veçantë dhe ata njerëz përveç dhimbjes trajtojnë dhe problemet. Ju duhet te shihni filmin me gjithë pasqyrimin e jetës që të vendos në këto kushte. Producenti thekson se filmi eshtë bazuar i gjithë në raportimet e mediave shqiptare dhe të njerëzve shqiptarë.”Na u deshën katër vizita këtu, ne kemi lëvizur shumë, për të bërë kërkime. Jemi ende ne kohë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim filmin në fillim të gushtit dhe në fund të shtatorit të 2017-s.Ky është një problem që nuk i përket vetëm Shqipërisë. Në mënyrë artistike unë kam krijuar një personazh fiction që është i huaj dhe është ai që e menaxhon biznesin e marijuanës së Lazaratit. Sepse ne Lazarat marijuana është prodhimi më i mirë, sepse është më bio dhe rritet në tokën natyrale dhe ka klimën më të mirë. Madje as unë nuk e di pse është bere kaq e famshme, por kur kam shkuar në Amsterdam kam parë se marijuana më cilësore shitej me logon Lazarat. Ne në këtë film kemi një mesazh që të largohet kjo e keqe jo vetëm nga vendi juaj. Kjo ka të bëjë edhe me mosnjohjen gjeografike. Nëse pyesje në Amerikë se ku është Lazarati, përgjigja ishte në Shqipëri. Po ku ishte Shqipëri s’e dinin. Nga Lazarati ne mësuan më pas se kush ishte ky vend. Por e vërteta është se ky projekt filmik Hollivudian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës, por jo pjesën e keqe të Shqipërisë, por më të mirën”

Artikulli paraprakDEBATE NE PARLAMENT PER AKTIN NORMATIV TE NDRYSHIMIT TE BUXHETIT
Artikulli tjetërLAGUNA KUNE-VAIN,RIKOPERIM I EKOSISTEMIT