Për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi ta njohin më parë, edhe pse një emër i madh i letërsisë shqipe, Primo Shllaku ishte personazhi i radhës që u fut në “Arkë” me të rinjtë dhe artistët duke shpalosur jetën e tij letrare me të mirat dhe të metat e saj.

Përmes këtij shkrimtari të pranishmit u njohën me realitetin shqiptar, se të punosh për vite me radhë me pende e tru nuk mjafton për të marrë një çmim, por që për të qënë i madh nuk të duhen as copa letrash që me demek i quajnë çmime e as dekorata metali pa vlerë. Për çdo qytet sado i kulturuar të jetë ai, të rinjtë duhen mësuar e edukuar për ta ruajtur trashëgiminë artistike, e për ta krijuar atë aty ku nuk ka.

Primo Shllaku thotë se të rinjtë shkodranë duhet të depozitojnë volume të mëdha pune dhe ekslence për t’u dukur sepse Shkodra ka traditë. “Lule nate” dhe “Hana e njelmët e ditës” janë dy prej vepra të njohura të shkrimtarit Primo Shllaku, poezi prej të cilave u interpretuan nga aktorët e teatrit “Migjeni”. Takimet ReCordis organizohen nga Qendra Rinore “Arka” që ka qëllim të paraqesë individë me të cilët merr emër Shkodra dhe e gjithë Shqipëria.

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON PROSTITUTËN 67 VJEÇARE
Artikulli tjetërRAMA: KOHA NUK PRET MË !