Prej 10 ditësh Sali Berisha vijon të shkelë vendimin e gjykatës së posaçme që vendosi ndaj tij masën arrest shtëpie duke i lejuar vetëm komunikimin me familjarët.

Edhe pasditen e kësaj të enjteje, Berisha mbajti fjalimin e radhës nga dritarja.

Ndonëse drejtësia ia ka ndaluar komunikimin me persona të tjerë në cilësinë e personin nën hetim nga SPAK për korrupsion, Berisha vijoi me thirrjen e tij për mosbindje civile teksa akuzoi drejtësinë për shkak të hetimeve të zhvilluara ndaj tij.

Artikulli paraprakMINISTRI BALLA TAKIM ME EFEKTIVËT E KOMISARIATIT TË KURBINIT, JA ÇFARË U DISKUTUA
Artikulli tjetërE KONFIRMON PENTAGONI: KOSOVA KA KËRKUAR TË BLEJË 246 ANTITANKË JAVELIN NË VLERË PREJ 75 MILIONË DOLLARË