Në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023 Sali Berisha ka shkelur për herë të pestë vendimin e GJKKO.
Ndonëse e ka të ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton, Berisha edhe këtë mbrëmje ka dalë në dritaren e shtëpisë ku po vuan dënimin dhe me një letër në dorë nis të “recitojë” para atyre pak militantëve që i kanë shkuar poshtë pallatit në rrugën Mustafa Matohiti. Kjo është mbrëmja e katërt që Berisha flet nga dritarja duke dhënë shfaqje për militantët e Rithemelimit, por ndërkohë duke sfiduar hapur drejtësinë.