Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë bllokuar hyrjen e rektoratit duke mos lejuar rifillimin e procesit mësimor
Pavarësisht se rektorati mori vendim që mësimi të rifillonte me 4 shkurt, studentët nuk e lejuan një gjë të tillë duke vijuar bojkotin dhe protestën
Studentët janë të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor
Pavarësisht studentëve protestues dhe atyre që po bojkotojnë një pjesë tjetër e studentëve erdhën për të zhvilluar mësim por nuk ia kanë arritur për shkak të bllokimit të dyerve
Edhe në qytetin e Shkodrës situata sa i përket procesit mësimor në universitet ka paqartësi duke qenë se disa studentëve vijojnë protestën ndërsa disa të tjerë janë futur në auditore duke zhvilluar mësim pjesërisht.