“Pjesa më e madhe e kërkesave për informacion në bashkinë Shkodër kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe se në cilat raste lejohet të ndërtohet dhe se kur nevojitet leja e ndërtimit”.

Këtë detaj të rëndësishem e ka zbuluar Gjergj Kurti, përgjegjësi në zyrën me një ndalesë në bashkinë Shkodër Qytetarët sjellin shumë pak kërkesa të qarta për të marrë informacion në bashkinë Shkodër, shprehet përgjegjësi i zyrës me një ndalesë. Sipas tij shumë kërkesa që nuk duhej të ishin bërë nga qytetarët kanë të bëjnë me ndërtimet, gjë të cilën e përcakton ligji dhe vendimet e këshillit të ministrave. Pavarësisht publikimit në faqen e bashkisë Shkodër, VKM-ve apo ligjit sërish një pjesë e madhe e qytetarëve kanë paqartësi për lejet e ndërtimit për shkak të burokracive dhe përzierjeve të procedurave ligjore.

Artikulli paraprakNEYMAR LARGOHET NGA BARCELONA?
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, PREZANTOHET BUXHETI PËR VITIN 2016