Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se në këtë proces të Shqipërisë drejt BE të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria.
Ai shtoi se pika e takimit të pushteteve të tjera duhet të jetë Kuvendi, i cili sipas tij, duhet të kërkojë llogari për detyrat në këtë proces kyç të vendit.
“Lidhur me këtë proces, dhe me vetë këtë komision, në këndvështrimin tim, ky komision është sot një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimi dhe për negociatat, sepse në BE ne nuk shkojmë vetëm si qeveria e Shqipërisë , por shkojmë si një front institucionesh, që përfaqësojnë tri pushtetet, të cilat në marrëdhëniet me njëri-tjetrit kanë hapësira komunikimi dhe kanë dhe kufi, sepse janë të pavarura me njëra tjetrën. Koordinimi dhe ecja në mënyrë uniforme sa i përket performancës së të gjitha institucioneve garantohet nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq, që të gjitha forcat që veprojnë dhe ndërveprojnë në emër të shtetit shqiptar ku pikëtakohen dhe të gjitha këto forca, që mund të japin llogari dhe që mund t’u kërkohet llogari. Nëse përparon vetëm qeveria dhe nuk përparon një institucion tjetër, që nuk është nën urdhrat e saj dhe qeveria nuk mund t’i kërkojë llogari, atëherë cili është autoriteti që edhe ky institucion të vihet para llogarisë, askush dhe askund tjetër përveçse në Kuvendin e Shqipërisë të kërkohet një masë e tillë.”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se janë disa detyra shtëpie që duhen bërë për të hyrë në Bashkimin Europian, ku një prej tyre janë legalizimet. Sipas Ramës, ato duan një punë shumë voluminoze. Sakaq, ai theksoi dhe digjitalizimin e Kadastrës, duke marrë shembullin e Greqisë, që po e realizon aktualisht.
“Ne nuk jemi kujtuar tani, por që ditën e parë që jemi në detyrë, por në çdo hap të rrugës dhe çdo hap ka sfida të reja. Edhe duke folur për pronën, ne kuptojmë dy gjëra, ajo që është bërë është shumë voluminoze, por krejt e pamjaftueshme për pikëngritjen.
Po thosha që është themelore të kuptohet që për sa kohë pikëngritja jonë është BE, atëherë volumi i punës është jo vetëm i madh, por shumë i madh, sepse janë detyra shtëpie që duhet ti bëjmë që të hyjmë në shtëpinë e BE. Nëse i zbatojmë këto detyra, atëherë do të kemi standardet e BE. E mira e kësaj, është se në këtë mënyrë ne garantojmë sundimin e ligjit për Shqipërinë.
Ka një arsye pse në Irak, Afaganistan nuk funksionon, por i marr si shembull. Ne kemi bekimin që kemi në mes të Europës dhe mund ti hedhim këto hapa. Nëse ne nuk do të kishim mundësinë, do ta harronim siç bën afganët dhe ta harronim që të vinte një ditë dhe të ishim një vend me këto standarde.
Sot ne kemi me vete bekimin e kohës fal teknologjisë, nëse nuk do ta kishim këtë bekim, atëherë do të ishte një ëndërr. Edhe të imagjinosh që Kroacia që hyri përpara nesh në BE vetëm për të bërë procesin e kalimit mori 7 vjet dhe për këtë ka angazhuar një numër të lartë redaktorësh, kryeredaktorësh dhe përkthyeshin. Ky është vetëm një shembull që vlen dhe për Kadastradën që përmes teknologjisë mund tia dalim. Me që zonja mori një shembull, unë po them rastin e një konflikti prone që dispononte hartën, por ishte me vrima dhe vendimi i gjykatës shkruante parimisht, prona nuk zgjidhet dot se procesi është me vrima. Për të gjitha vrimat që mbyllen, është teknologjia dhe unë për këtë proces jam shumë optimist. Shpresoj që këtë gjë ta bëjnë të gjithë. Nëse nuk e bëjnë të gjithë këtë gjë, atëherë do të hasim vështirësi. Kjo vlen për proniat dhe për gjithçka. Ne kemi rastin e Greqisë e cila tani po e bën digjitalizimin e Kadastrës dhe në këtë aspekt fakti që Greqia është më përpara”, tha Rama.