‘Në burg përjetë’,ish-agjenti i SHISH kërkon lirinë në gjykatë
Ish-agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj i drejtohet sërish gjykatës për të kërkuar lirinë. Kërkesa e Rrokut është depozituar në gjykatën e Tiranës pas refuzimit që atij u bë pak muaj më parë në gjykatën kushtetuese. Kërkesa e Marjan Rrokut është depozituar në dhomën penale më 23 shtator 2016 dhe burimet bënë me dije se Rroku kërkon shpalljen e palvfshme të ekzekutimit të vendimit që në vitin 2002 e ka dënuar atë me burg përjetë. Të njëjtat burime sqaruan se në pretendimet e tij Rroku kërkon të shpallë të pavlefshëm dënimin pasi në të ndodhet firma e vetëm njërit prej tre anëtarëve të trupit gjykues. Në 2001 Rroku vra Alda Canin e nënën e saj dhe pas krimit u arratis në Amerikë nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri ku vuan dënimin.