Në det makina me targa amerikane dyshime për drogë

Një ngjarje e jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm. Një mjet Fuoristradë tip, ‘Lexus infinite’ me targa amerikane Washington DC DH 7863 është hedhur në det rreth 20-30 metra larg bregut, ndërsa dyshimet e para bien për një trafik të mundshëm droge. Mjeti u gjet nga policia te “Plazhi i Vjetër” në orën 7:22 të mëngjesit. Shkaqet se si mund të ketë përfunduar mjeti në det mbeten ende mister. Prej orëve të para të mëngjesit, policia kufitare dhe Delta Force u angazhuan për nxjerrjen në breg të detit të makinës. Në operacion u angazhuan dhe dy mjete lundruese dhe vetëm pas kësaj makina me targa Washington D.C të mund të nxirrej në tokë. Aktualisht makina është dërguar në ambientet e komisariatit të Vlorës, për t’ju nënshtruar ekspertizës. Blutë e qytetit bregdetar kanë deklaruar se nuk është vërejtur të ketë ndonjë material të kundraligjshëm brenda fuoristradës. Dyshimet se makina është përdorur për trafik droge vijnë pasi mjeti ishte i lidhur me një karrel mjeti ujor prej 5 m. Gjithashtu hidhen dyshime se mjeti, pronari i së cilit nuk dihet ende, është lënë në det për të humbur të gjithë gjurmët.

Artikulli paraprakNËSE LUFTA NDODH, SUEDIA E FRIKËSUAR MERR MASA MBROJTËSE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË ,PO DERGONIN HASHASH NE JANINE