Mimoza Shkodra është njëra nga këngëtaret më simpatike dhe njëkohësisht më të dashura si për publikun në Shqipëri ashtu edhe për atë në Kosovë.
Por pavarësisht se nga të gjithë njihet si një këngëtare, në fakt Mimoza në jetën e saj jashtë ekranit ka një tjetër profesion që nuk ka lidhje aspak me artin. E ftuar në një emision , Shkodra foli për karrierën, por edhe për jetën e saj personale. Midis të tjerave, ajo rrëfeu se ka një profesion të dytë si teknike laboratori dentar. Këtë profesion ajo e ushtron në Zvicër, ku edhe kalon pjesën më të madhe të vitit. “Gjithmonë e kam dashur mjeksinë, kam dashur të bëhem pediatër, por ishte më e lehtë për mua të bëhesha teknike e farmacisë sepse fillova herët të merrem me muzikë”, u shpreh këngëtarja. Ajo ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton dhe punon aktualisht. Ajo u bë e njohur fillimsiht me këngën “Ndarja”, një superhit që u përqafua nga publiku në të dyja vendet.