Piktori i njohur Helidon Haliti zgjodhi Shkodrën për të hapur për herë të parë në Galerinë e Arteve të këtij qyteti një ekspozitë me piktura të quajtur “Udhëtarët e Kotësisë”. Piktori Haliti e konceptoi në katër cikle të ndara duke sjellë edhe punimet e ekspozitave të mëparshme ndërsa i ka vendosur titullin provokativ artistik “Në emër të popullit”. Ekspozita sjell portrete, peisazhe, punime abstrakte e shumë të tjera përmes ngjyrave të ndezura duke përcjellë edhe mesazhe për Shqipërinë shpesh herë problematike në të cilën jetojmë.
Piktori Haliti thotë se në shumë qytete të Shqipërisë mungojnë galeritë e artit dhe ky është një shqetësim serioz për artistët pamor që duhet zgjidhur.
Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka thotë se pikturat e Helidon Halitit janë një refleksion për gjithë shoqërinë shqiptare duke dhënë mesazhe se si sillemi ne me vendin tonë por përmes gjuhës së artit.
Ekspozitën e tij të parë personale në Shkodër “Në emër të popullit”, piktori Helidon Haliti e ndau në ciklet “Udhëtarët e Kotësisë”, “Faksimile”, “Çapaçulët” dhe “Në akuarel”.