Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur pasi një autobus me turistë u përfshi nga flakët në qytetin Taoyuan të Tajvanit.
Autobusi ishte duke transportuar për në aeroport një grup turistësh kinezë, kur është përfshirë menjëherë nga flakët në autostradë. Zyrtarët vendas thanë se në autobus ishin 24 turistë, një udhëheqës lokal dhe shoferi, të gjithë mbetën të vdekur. Shkaqet e rënies së zjarrit në autobus janë ende të paqarta. Mediat lokale publikuan pamje të autobusit i gjithi në flakë.