Mbrojtësi brazilian Maxwell ka shënuar një gol të mrekullueshëm, që solli në mendjen e të gjithëve “perlën” e Marco van Basten në finalen e kampionatit europian të vitit 1988.

Ai e ndihmoi Paris SG të fitonte 2-0 në ndeshjen e luajtur ndaj Bastia, të premten në mbrëmje në Ligue 1. Mbrojtësi tjetër nga Brazili, Thiago Silva, kaloi në avantazh kampionët e Francës, që kryesojnë me 22 pikë avantazh, përpara se Maxwell të realizonte një perlë të vërtetë, duke tundur rrjetën me një goditje fluturimthi, pas pasimit të marrë nga Angel Di Maria.

Artikulli paraprakMANCINI I PAKËNAQUR ME ARBITRIMIN NË SAN SIRO
Artikulli tjetërNAPOLI “SHUPLAKË” FROSINONES, KAMPIONE E DIMRIT