Në fshatin e vreshtave Bukmir të Mirditës ka nisur vjelja e rrushit. Pavarësisht thatesires të tejzagjatur të këtij viti prodhimi është i kënaqshem dhe mjaft cilesor, por problem për vreshtaret mbetet sigurimi i tregut. Ai nuk është i sigurte dhe nuk mungojnë rastet kur prodhimi mbetet stok dhe kalbet, ndërsa vreshtaret ankohen për mungese mbështetje nga institucionet shtetërore.

Grumbulluesi i produkteve bujqesore përfshire dhe rrushin, sipermarresi i njohur Altin Prenga thotë se qytetaret duhet të konsumojnë produkte vendi si e vetmja mënyre për tju ardhur në ndihmë fermereve e që fshati të mos braktiset.

E ndodhur 12 km larg Rrëshenit, Bukmira njihet ndër vite për kultivimin e rrushit, ku në këtë fshat ka rreth 100 hektarë vreshtari, ku bujqesia mbetet burim jetese për shumë familje.

Artikulli paraprakTË SHTËNAT NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “ME PEJGAMBERIN (a.s)