Partia Socialiste po merr një nga bastionet historikisht të djathta. Benet Beci prin me 16829 vota, një diference me gati 500 votash nga Bardh Spahia.
Partia Socialiste nuk diskuton fitoren në Malësinë e Madhe. Tonin Marinaj prin me gati 1000 vota diferencë. Më konkretisht ai numëron 3193 vota në krahasim me kundërshtarin e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Isa Ramaj. Ai numëron 2187 vota.
Puka është një ndër Bashkitë që ia ka dalë “Bashkë Fitojmë” të fitojë me kandidatin Rrok Dodaj. Ai numëron 3480 vota e ndërsa Gjon Gjonaj i socialistëve ka 2507 vota.
Në Vaun e Dejës edhe nëse PD do të ishte e bashkuar sërish nuk do të munde kandidatin socialist, Kristian Shkreli. AI ka arritur që të shkëputet thellë nga 2 kundërshtarët e tij, Klomentina Drini e PD-së zyrtare dhe Zef Hila nga “Bashkë Fitojmë”. Të dy bashkë kanë arritur të mbledhin 2821 vota e ndërsa Shkreli 3587.
Në Fushë Arrëz, fitoren e merr kandidati i BF, Hil Curri me 58.99%, ndërsa kandidati i PS Fran Tuci merr vetëm 41.01%.