Policia e Vlorës ka saktësuar peshën e hashashit të gjetur një ditë më parë në Gjirin e Bristanit, dhe bëhet fjalë për plot 790 kg e paketuar në rreth 50 pako.

Gjithashtu janë gjetur edhe disa bidonë me benzinë, ndërkohë që është bërë dhe krehja e zonës së gadishullit të Karaburunit.

Sipas policisë poseduesit e hashashit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe me shkurre kanë mundur të fshihen dhe të largohen. Nuk ka ndonjë të dyshuar apo të shoqëruar, por policia është mjaft hermetike në dhënien e informacioneve.

Ndërkohë, policia po heton nëse gomonia e gjetur në Darzezë ka lidhje me sasinë e drogës së zbuluar në Karaburun.

Artikulli paraprakITALIA DO SJELLE NE SHQIPËRI TË GJITHË TË BURGOSURIT SHQIPTARË
Artikulli tjetërTË DËNUAR PËR DROGË DHE AKSIDENT ME VDEKJE, EKSTRADOHEN DY TË KËRKUAR NGA ITALIA DHE GREQIA