Njëra nga lagjet më të vjetra të qytetit të Shkodrës është Gjuhadoli. E rikonstruktuar në vitin 2014, me një fond prej 800 mijë eurosh nga Bashkimi Europian, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Shkodër, sot Gjuhadoli nuk i ngjan thuajse aspak investimit të fillimit.

Me idenë për t’a kthyer në një zonë turistike dhe për t’i dhënë zhvillim edhe biznesit në këtë zonë, pas tre vitesh gjendja nuk paraqitet aspak pozitive. Mbeturina, fasada problematike dhe qenë që rrezikojnë qytetarët janë përditshmëria e kësaj zone. Sipas banorëve, kjo situatë e vështirë, sidomos me mbeturinat nëpër rrënoja, është krijuar nga vetë pronarët e këtyre objeketeve, të cilët i kanë braktisur, për të mos kthyer më kokën pas.

Ne këtë rrugë 450 metra të gjatë ishte ndyrhyrë në fasada, trotuare, ndriçim dhe më kryesorja rruga është shtruar me kalldrëm duke i dhënë pamjen e një rruge pedonale me vlera historike dhe kulturore, megjithatë, magjia e kësaj bukurie u venit shumë shpejt.

Artikulli paraprakGUCI E RE, QINDRA BANORË NUK FURNIZOHEN ME UJË
Artikulli tjetërTENSIONI I LARTË U DJEG PAJISJET ELEKTRONIKE