Teksa pritet masa për 23 të arrestuarit pas protestës së dhunshme në Kukës, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka folur për rrugën e Kombit në Komisionin e Ekonomisë.
Ahmetaj tha se qytetarët duhet të informoheshin më mirë dhe se kontrata është negociuar me kujdes.
“Ka filluar një diskutim jo i drejtë i taksës së qarkullimit dhe shumëkush ngre argumenta rreth kësaj takse. Taksa është pjesë e thesit të madh të buxhetit të shtetit. Këto para shkojnë që nga pensionet,
tek borxhi i trashëguar, se kjo qeveri nuk ka lejuar borxh të ri, që tek shkolla, spitale e deri te ndihma ekonomike.
Rrugët nacionale nga buxheti i shtetit kanë tërhequr 40.7 miliardë lekë në vitin 2013. Në vitin 2014, ku na lanë gropën e madhe të borxhit, investuam 230 mln dollarë, në 2015 220 mln dollarë, në 2016 157 mln dollarë,
në 2017 225 mln dollarë, dhe plani për këtë vit është 244 mln dollarë,” tha Ahmetaj në Komisionin e Sigurisë.