Kur autorët i përmendnin markat “Adidas”, “Armani” apo “Gucci”, nuk bëhej fjalë për llojin e rrobeve. Llojin e firmave të njohura e kanë përdorur si shifër për shitjen e sasive të ndryshme të kokainës.
Kështu akuzohet një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që e kanë zbatuar nga kafeneja në Nippes, në rrugën “Liebigstr.”
“Adidas” ka qenë kodi për pesë gramë kokainë, “Gucci” për 100 gramë. Që nga e mërkura, anëtarët e grupit të dyshuar (21 deri 39-vjeçarë) do të duhet të përgjigjen para Gjykatës gjermane në Köln.
Pesë shqiptarët dhe një italian, Prokuroria i ngarkon me akuzën se nga shtatori 2016 e deri në qershor 2017 kanë shitur dhjetëra kilogramë kokainë, si dhe qindra kilogramë marihuanë.
Sipas aktakuzës, grupi ka përdorur një sistem të sofistikuar logjistik: Në të dy të ashtuquajturat bunker banesa në rrugët “Florastr” dhe “Geldenstrasse”, grupi i ka përgatitur lëndët narkotike të importuara nga Holanda dhe Shqipëria.
Më në fund, grupi u zbulua më 29 qershor të vitit të kaluar, kur hetuesit e fshehtë kanë porositur një sasi prej 15 kilogramësh për një çmim prej 427.500 eurosh.
Në një nga pushimoret e një autostrade, policia e arrestoi shefin e bandës dhe dorën e djathtë të tij. Gjatë kontrollit të banesës, policia ka hasur edhe në sasi të tjera të lëndëve narkotike, si dhe municion e armë.