Pasi nuk ka gjetur zgjidhje në lidhje me pronen e pretenduar te tij në te cilen hidhen inerte prej 4 vitesh, Anton Meta nga Laçi vendosi të sakrifikojë, duke ndërmarrë një veprim ekstrem.Prej mëngjesit të së martes ai ka hyre në greve urie pa afat, para ambjenteve të Bashkisë së Kurbinit të cilen e akuzon se i ka grabitur pronen dhe token e tij, po e përdor prej 4 vitesh për hedhjen e inerteve të objekteve që janë shembur pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.
Qytetari nga Laçi pretendon se pronen e ka përfituar me ligjin 7501 dhe disponon të gjithë dokumetacionin e nevojshem, ndërsa në lidhje me rastin ende nuk ka patur asnjë reagim nga Bashkia e Kurbinit.