Janë të famshëm e të admiruar në të gjithë botën, por ashtu si njerëzit e zakonshëm edhe artistët kanë rivalë dhe urrehen me njëri – tjetrin. Portali Radaronline sjell disa nga personazhet e famshme që urrehen për “vdekje”. 


Donalt Trump e ka shumë qejf politikën dhe një ndër politikanët që sulmon herë pas herë është Presidenti i SHBA, Barack Obama. Një ndër sulmet më mëdha ishte kur Trump tha se Obama nuk kishte lindur në SHBA, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë postoi çertifikatën e lindjes së tij.

Chelsea Handler e ka bërë të qartë disa herë se e urren Angelina Jolie. Prezantuesja, e cila është mike më ish – gruan e Brad Pitt, Jennifer Aniston, e ka sulmuar hapur disa herë aktoren, megjithatë Jolie nuk ka reaguar asnjëherë. “Ajo ngjan si demon”, u shpreh Handler në programin Watch What Happens Live ndërsa shtoi se: “Nuk ka aspak lidhje me Jennifer, por si femër e dalloj fare lehtë një person që është i keq. Angelina nuk më pëlqen aspak”.

Alec Baldwon dhe Kim Basinger ngjanin si çifti perfekt i Hollywood derisa u divorcuan në vitin 2001. Por lufta mes tyre nuk mbaroi me kaq, pasi për vite me radhë ata u përplasën për kujdestarinë e vajzës së tyre. Tonet u ashpërsuan kur një mesazh zanor i lënë në telefonin e aktores nga Baldwin u publikua në internet, ku ai e quante Basinger; “Të ashpër dhe derr të pashpirtë”.


Taylor Swift mbeti pa fjalë gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globe 2013, kur u sulmua hapur nga Tina Frey dhe Amy Poehler. Ylli i muzikës country foli për këtë ngjarje për revistën Vanity Fair, për të cilën tha: “Ka një vend të veçantë në ferr për femrat që nuk ndihmojnë njëra – tjetrën”. Fey dhe Poehler u përpoqën të kërkonin ndjesë duke pretenduar se bëhej fjalë për shaka.

Pasi Kim Kardashian u bë e famshme për hir të videos së saj porno, ish – mikesha e ngushtë Paris Hilton nuk ka lënë rast pa e sulmuar hapur dhe që prej asaj kohë dyshja nuk janë bërë më me njëra – tjetrën

Artikulli paraprakProteste tek Harku I Bërdices
Artikulli tjetërFESTA E 7 MARSIT, PD URON POR EDHE DENONCON