Çmenduri çmimesh për javën e fundit të Seria A. Biletat për sfidën mes Sasuolos dhe Milanit kanë avulluar brenda një ore, teksa ka pasur një “sold out” në stadiumin “Mapei”.

Barazimi ose fitorja i japin kuqezinjve titullin kampion, prandaj tifozët e Milanit po bëjnë ç’ mos për të qenë të pranishëm në stadium në fundjavë. Një mundësi e tillë tashmë mund të sigurohet vetëm përmes tregut të zi. Rishitja e biletave ka nisur në Itali, ku çmimet variojnë nga 895 euro në 2984 euro.

Artikulli paraprakRAPORTI VJETOR, MONEYVAL FUT SHQIPËRINË NË LISTËN ‘GRI’: NUK KA PËRMIRËSIM NË PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE
Artikulli tjetër1200 LLOJE QERSHISH NË BOTË, CILAT MUND TË GJENI NË TREG