MEXES E RONALDO GODASIN ME GRUSHTE KUNDËRSHTARËT. Kjo javë e futbollit sidomos në kampionatin italian dhe atë spanjoll është rikthyer në një ring ku futbollistët janë transformuar në boksierë.

Në Serinë A, në ndeshjen Lazio- Milan, Philippe Mexes ka kapur për fyti lojtarin e Lazios, Mauri por dhe kapitenin e shqiptares kuq e zi, Lorik Cana. Siç shikoht dhe nga pamjet, Mexes disa herë ka patur për fyti Maurin, ndërkohë që në këtë vorbull përleshjes është përfshirë dhe Lorik Cana. Gjyqatri i takimit ka dhënë menjëherë kartonin e kuq për lojtarin. Ndërsa Cana i del në mbrojtje, mbrojtësit francez, Philippe Mexes në një deklaratë të tij për media. “Në fund ai pati një përleshje me Maurin. Ai është një lojtar me shpirt garues në fushë dhe gjëra të tilla ndodhin”, u shpreh Cana. Përsa i përket ndeshjes, Milani pësoi një humbje shokuese ndaj Lazios me rezultatin 3-1 me gola të shënuar nga Menez për kuqezionjtë, ndërsa Klose dhe Parolo me dopietë për Lazion. Një tjetër dhunë ka ndodhur në kampionatin Spanjoll të futbollit, në ndeshjen Cordoba-Real Madrid. Cristiano Ronaldo u përfshi në një gjest anti-sportiv, duke goditur lojtarin e Cordobës, Edimar. Gjyqtari i takimit ka akorduar menjëherë kartonin e kuq, ndërsa Ronaldo e shpërfilli totalisht duke bërë me shenjë se lojtari madje i bëri pis dhe fanelën. Përsa i përket takimit, Reali kaloi më shumë vështirësi falë një penalltie në fund të takimit duke fituar 1-2. Ndërsa Barcelona vijoi në ndjekje duke fituar me goleadë 6-0 ndaj Elche

Artikulli paraprakOSHEE, QETËSON QYTETARËT PËR FATURAT E PASAKTA
Artikulli tjetërSË SHPEJTI QENDËR PËR VIKTIMAT E DHUNËS E TRAFIKIMIT