Nga janari I vitit 2024, të gjithë personat me aftësi të kufizuar do të mund të punësohen në institucionet shtetërore. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari I shoqatës së personave para dhe tetraplegjik në Shkodër Saimir Ustabeqiri I cili tregon se ligji për punësimin e kësaj kategorie ka qenë I miratuar prej kohësh, por në fillim të vitit të ardhshëm do të gjejë zbatimin e munguar.
Punësimi do të bëhet në bazë të aftësisë që kanë anëtarët e kësaj shoqate.
Vitet e fundit ka patur një rritje të personave me aftësi të kufizuar, ndaj edhe punësimi I tyre është më se I nevojshëm tregon Ustabeqiri.
Pritet që punësimi I personave me aftësi të kufizuar këtë herë të merret seriozisht nga të gjitha institucionet, si një nga format për integrimin dhe mbështetjen e kësaj kategorie.