Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet lezhiani i shumëkërkuar
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë F.K., i cili rezulton rezident në Lezhë. Ai është dënuar me 10 vite 5 muaj e 22 ditë burg, për veprën penale vjedhje banesash në bashkëpunim, nga Gjykata e Ankonës në Itali. Pritet që 34-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë, ku ai është dënuar.