Arrestohet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale në Itali.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, gjatë ditës së sotme, ka finalizuar operacionin për kapjen dhe ndalimin e Ylber Kajës. 40-vjeçari, i cili njohet edhe me emrin Dylber Markja u vu në pranga në fshatin Gjoricë të Bulqizës.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Avellino-s ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale: “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Vjedhje me armë”, “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë”,
parashikuar nga nenet 81, 110, 628/3, 61/2-5, 605, 609, të Kodit Penal Italian.
40-vjeçari është dënuar me 9 vjet burg nga drejtësia italian, njofton policia.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, shtuan të njëjtat burime.