Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Dërmenas” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasditen e kësaj të marte u bë arrestimi i Fredi Genica, 45 vjeç, banues në Dërmënas.
Arrestimi i tij u bë pasi rezulton person, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Të dyshuarit në cilësinë e proves materiale iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua i dyshuari.

Genica është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20 janar 2016, pasi Gjykata e Milanos Itali, e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokuroriusë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË GJERMANI,VDESIN DY PERSONA
Artikulli tjetërVODHI MIJËRA EURO DHE BIZHUTERI NË SHTËPITË KU PUNONTE, ARRESTOHET SHQIPTARJA