Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë Fransua Alushi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 07.03.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Po kështu policia arrestoi dhe Muhamet Gjeldiun, 22 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 08.03.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia e Tiranës thekson se do të vijojë punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

Artikulli paraprak10-VJEÇARI MERR 10 MIJË EURO NGA GJYSHJA, IA FAL SHOKËVE TË KLASËS
Artikulli tjetërRRËZOHET HELIKOPTERI ME NJERËZ TË BIZNESIT, PESË TË VDEKUR