Harry Simpson, është një prej britanikëve i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin.

Simpson është ende në arrati, ndërsa ai ka pasur edhe të shkuar kriminale. Ai është dënuar në vitin 2019 në Britani të Madhe për shitje të drogës nëpër rrugët e Londrës. Ai është dënuar në vitin 2015 me 5 vite e 3 muaj burg, ndërsa asokohe ka qenë vetëm 24 vjeç.

Në Shkurt të vitit 2015, Simpson është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke drejtuar një mjet tip BMË të marrë me qira. Atij iu konfiskua kokainë dhe kanabis me vlerë 40 mijë paund, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi i janë gjetur edhe para cash për të cilat autoritete thonë se ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Artikulli paraprakZELENSKY: KUNDËROFENSIVA DO TË NDODHË, POR NUK DO TË JAP DETAJE
Artikulli tjetërKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME GRATË DHE VAJZAT E RAJONIT 4