Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. C., banues në Spiten të Lezhës.

Dyshohet se i riu në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Artikulli paraprak“TË NISIN PA VONESA NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË DHE RMV”, AMBASADORJA YURI KIM: BALLKANI PERËNDIMOR I PËRKET …
Artikulli tjetërJA SA RASTE TË REJA REGJISTROHEN NË KOSOVË NË 24 ORËT E FUNDIT