Kush do ta pasojë Karim Benzema? Kjo është pyetja që të gjithë e kanë në mendje. Sot, France Football ka bërë publike listën e 30 kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”. Natyrisht, në listë nuk mungon Lionel Messi. Ylli argjentinas synon të arrijë te suksesi, edhe pse rivaliteti është i madh. Nëse “pleshti” nuk e fiton këtë herë, atëherë kur?!
Në garë është edhe Erlind Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt kaloi një vit fantastik, duke ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave dhe mbi të gjitha, duke ndihmuar ekipin për tripletën e famshme.
Kandidat është edhe sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski. Lewa iu afrua shumë trofeut më të rëndësishëm individual për lojtarë dy vjet më parë, por nuk ia doli dot. Ndikimi i tij në La Liga ishte shumë i mirë, 23 gola dhe kampionati i fituar nuk janë pak. Në “Theatre du Chatelet” të Parisit (30 tetor), kryeqytetin e Francës do të mbahet ceremonia që po pritet me padurim nga të gjithë.