Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratat e ardhshme, në një përpjekje për të ndaluar përfundimisht duhanpirjen.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të mund të blejnë cigare apo nënprodukte duhani gjatë jetës së tyre, sipas ligjit që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

“Duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë të pinë duhan më kurrë,” tha ministrja e Shëndetësisë, Dr Ayesha Verall, shkruan BBC.

Lëvizja është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes, e shpallur nga ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re të enjten, 3 dhjetor.

“Kjo do t’i ndihmojë njerëzit të heqin dorë nga duhani ose të kalojnë në produkte më pak të dëmshme në mënyrë që të rinjtë mos krijojnë varësi nga nikotina,” tha Profesor Janet Hook nga Universiteti i Otagos.

Artikulli paraprakPESË KAFSHËT QË E NDRYSHUAN PËRGJITHMONË NJERËZIMIN
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE ANTI-KORRUPSION, MINISTRI I DREJTËSISË: ‘PESHKU’ I VOGËL TË MOS BËHET I MADH