Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me coronavirus është 4,414, ndërsa një ditë më parë Qeveria e Kosovës njoftoi për masat e reja kufizuese.

Me këto masa të reja, rikthehen maskat, hyrja në dasma bëhet vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.

Megjithatë, Vitia tha se gjatë kësaj kohe mund të ketë edhe masa tjera reja.

“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në shtetet evropiane, përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët. Në mesin e masave të ndërmarra sot veçojmë:

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar koronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.

Pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, deklaroi ai.

Vitia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Artikulli paraprakSULM ME ARMË NË BRITANI, 6 VIKTIMA, MES TYRE NJË VAJZË 5 VJEÇE DHE AUTORI! NISI TË SHTËNAT BRENDA SHTËPISË DHE MË PAS QËLLON NË RRUGË, NË FUND AGRESORI VRET VETEN
Artikulli tjetërZJARRET SJELLIN NDRYSHIME NË KABINETIN E MITSOTAKIS, JA EMRAT E RINJ NË QEVERINË GREKE