Pasi të mbarojnë punët e tyre derisa janë në detyrë, disa presidentë amerikanë nuk harrohen as pas kësaj, madje as jashtë vendit të tyre. Për këtë, kryesisht për kontributin e tyre në vendet përkatëse, disa presidentë amerikanë kujtohen duke u “gdhendur në bronz” larg vendlindjes.
Kështu, për të parë se ku ata janë, Bussines Insider ka bërë një listë të vendeve në botë, ku disa ish-presidentë amerikanë, janë të “gdhendur në bronz”.
Abraham Lincoln ka një statujë në Mexico City, Meksikë.
Statuja e Linkolnit iu dhurua Meksikës nga qeveria amerikane. Ish-presidenti Lyndon Johnson e porositi atë në 1964 për të ndihmuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Ekzistojnë gjithashtu statuja të Lincoln në tre qytete të tjera meksikane, përfshirë Tijuana. Lincoln është pëlqyer në Meksikë, për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës dhe skllavërisë meksikane, si dhe mbështetjes së tij për ish-presidentin meksikan Benito Juarez.
Benjamin Franklin ka një statujë në Paris, Francë.
Statuja prej bronzi e Franklin në Paris iu dhurua Francës në vitin 1906 nga New England Society. Ishte një kopje e bazuar në një skulpturë të Franklin nga John J. Boyle, e cila ishte ndërtuar për Filadelfia.Franklin jetoi në Paris për më shumë se shtatë vjet. Ai ishte ambasadori i parë amerikan në Francë.
Thomas Jefferson gjithashtu ka një statujë në Paris.
Statuja prej bronzi e Jefferson u zbulua në Seine, më 4 korrik 2006. Ai qëndron duke mbajtur një pendë dhe një vizatim. Artisti francez Jean Cardot bëri skulpturën, dhe ajo u dhurua në Francë nga fondacioni Florence Gould.
Para se të ishte presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, Jefferson ishte ministri i parë në Francë në 1785.
George Washington ka një statujë në Londër, Angli.
Statuja e Uashingtonit u ngrit në vitin 1921, me pamje nga Sheshi Trafalgar në Londër. Ai është mbështetur në 13 shkopinj për të përfaqësuar 13 kolonitë origjinale.
Dwight D. Eisenhower gjithashtu ka një statujë në Londër.
Statuja e Eisenhower ishte ngritur jashtë ambasadës amerikane, në Sheshin Grosvenor. Ajo përballet me ndërtesën ku ai ishte i vendosur kur ishte në komandë të forcave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Margaret Thatcher e zbuloi atë në vitin 1989.
Në mbishkrimin e tij thuhet: “Besimi që mbajmë nuk na takon vetëm neve por të lirëve të të gjithë botës”.
Ronald Reagan ka një statujë në Budapest, Hungari.
Statuja prej bronzi në Sheshin Liria në Budapestin qendror, u ngrit për të njohur përpjekjet e tij për të ndihmuar Hungarinë të lirohet nga komunizmi. Kur u ngrit në vitin 2011, kryeministri Viktor Orban tha se Reagan kishte ndryshuar Evropën Qendrore, përcjell Telegrafi.
“Sot, ne po ngremë këtu një statujë për njeriun, për udhëheqësin, i cili ndryshoi, që e përtëriti, këtë botë dhe krijoi në të një botë të re për ne në Evropën Qendrore – një njeri që besoi në liri, i cili besoi në forcën e moralit të njerëzve të çliruar dhe që muret që qëndrojnë në rrugën e lirisë mund të rrëzohen”, tha Orban.
Reagan gjithashtu ka një statujë në Varshavë, Poloni.
Statuja prej bronzi e Reagan në Varshavë u ngrit për të festuar vijën e ashpër që mori kundër Bashkimit Sovjetik, gjë që besohet se ndihmoi në rrëzimin dhe për t’i dhënë fund komunizmit në Poloni.
Momenti që është kapur ishte në vitin 1987 kur Reagan ishte në portën e Brandenburgut në Berlin dhe i tha udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik: “Z. Gorbachev, rrëzoj këtë mur”.
Dhe ai ka një statujë në Gdansk, Poloni.
Në Gdansk, një statujë e Reagan po qëndron pranë Papës Gjon Pali II. Statuja, e bërë nga bronzi, u frymëzua nga një fotografi e fotografuar nga AP kur John Paul vizitoi SHBA-në në vitin 1987, dhe nderon mbështetjen e Reagan për Poloninë, kur po përpiqej t’i jepte fund komunizmit. Ish Papa ishte nga Polonia.
Reagan ishte gjithashtu i mirënjohur për lënien e një qiri të ndezur në dritaren e Shtëpisë së Bardhë në 1981 për të treguar solidaritetin me vendin pasi u zbatua ligji ushtarak. Në kohën e kësaj fotografie, krahu i statujave ishte prerë nga vandalët.
Abraham Lincoln ka një statujë në Moskë, Rusi.
Në foto është një statujë e përkohshme e Lincoln në Moskë, por qyteti gjithashtu ka një të përhershëm.
Përpara arkivave federale të Rusisë është një skulpturë e Linkoln që shtrëngon duart me Czar Alexander II. Statuja u zbulua në vitin 2011 për të shënuar 150 vjet që nga çlirimi i bujkrobërve të Rusisë.
Bill Klinton ka një statujë në Kosovë.
Klinton ka një statujë në Prishtinë, Kosovë, e cila u zbulua në vitin 2009 në Bulevardin “Bill Klinton”.
Statuja ka ngritur njërën dorë, ndërsa ana tjetër mban dokumente të datës 1999, për kohën kur NATO-ja filloi një sulm ndaj Serbisë. Ishte ky sulm, i cili nisi Klinton, që ndaloi trupat serbe të vrisnin shqiptarët.
George W. Bush ka një statujë në Fushe Krujë, Shqipëri.
Bush ka një statujë në Shqipëri. Ai ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë kur arriti në vend në vitin 2007. Statuja qëndron në një shesh të quajtur sipas tij. Është gjithashtu një tjetër simbol i mirënjohjes që ka Shqipëria ndaj SHBA-së.
Woodrow Wilson ka një statujë në Pragë, Republika Çeke.
Statuja prej bronzi e Wilson është një kopje e saktë e një statuje të mëparshme të tij në Pragë. Të dy statujat i kanë duart e tij të zgjatura dhe kanë për qëllim të tregojnë se ai jep një bekim, duke aluduar në dëshirën e Wilson që kombet të bëhen shtete të pavarura.
Pas Luftës së Parë Botërore, pothuajse çdo fshat i vendit kishte një rrugë të quajtur sipas tij, ose posterin e tij të varur në një hapësirë publike..
Ai u quajt “prindi i kujdesshëm” i Çekosllovakisë. Por më pas gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët nazistë hodhën poshtë statujën dhe thuhet se kanë përdorur metalin për të bërë plumba. Kjo statujë më e fundit është krahasuar me një “feniks që ngrihet nga hiri”.
Hurry Truman ka një statujë në Athinë, Greqi.
Truman ka një statujë bronzi në qendër të Athinës pranë Ambasadës së SHBA-së. Ajo u ngrit në vitin 1963, pasi iu dhurua Greqisë për të nderuar Trumanin dhe administratën e tij për dhënien e 2 miliardë dollarëve ndihmë Greqisë për të luftuar komunizmin.
Që atëherë, statuja ka pasur edhe kohë jo të mira. Ajo u bombardua në vitin 1986 dhe u rrëzua në tokë të paktën pesë herë deri në vitin 2006. Dhe në vitin 2013, ajo ishte e mbuluar me bojë rozë dhe të kuqe.
Barack Obama për pak kohë kishte një statujë të ndezur në Pekin, Kinë.
Obama kishte një statujë në flakë në Kinë në vitin 2009. Ai pati një vizitë të planifikuar në Kinë, dhe për të festuar, një artist vendas me emrin Liu Bolin krijoi një skulpturë bronzi që shpërtheu në flakë, sepse ai ishte “kaq i nxehtë tani”. Statuja u bazua në një foto të Obamës kur ai ishte në kopertinën e revistës Time pasi u emërua Personi i Vitit 2008